Sunday, September 27, 2009

Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve

Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza.Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç.
Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.
Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973.
Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës.
Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.

Vështroni për një moment veten tuaj, duke e perceptuar vetëm si organizëm. Triliona qeliza të grupuara së bashku formojnë indet, që ndërtojnë muskujt dhe organet e trupit. Në bazë të tyre qëndrojnë ADN-ja si elementi bazë i ndërtimit dhe shumimit të qelizave. Po kjo nuk është e gjitha. Mjafton që një mikrogjallesë të futet në organizmin tonë dhe gjjithçka rrezikohet. Kjo ndodh sepse një pjesë e mirë e trupit tonë është në kontakt të vazhdueshëm me ambientin përreth, si lëkura, goja, hunda, dhe veçanërisht aparati tretës, i cili është si nëj “shtëpi” për bakteret, kërpudhat dhe protozoarët, që për nga numri janë rreth qindra herë më tepër se qelizat e trupit. Sapo hyjnë në trupin tonë këto mikrogjallesa kolonizojnë organet e ndryshme, dhe bëhen pjesë e organizmit deri në vdekje. Biologu amerikan David Relman thekson se “Mikrobet janë pjesë e trupit tonë”. Mirëfunksionimi i organizmit varet nga raporti që krijojmë me këto mikrogjallesa. Por njerëzit mendojnë se ato janë të dëmshme për ne, madje disa besojnë se ato janë vdekjeprurëse. Në këtë mënyrë i “vrasin” ato me antibiotikë. Në të vërtetë mungesa e mikrobeve në zorrën e trashë do të shkaktonte diarre.