
Vështroni për një moment veten tuaj, duke e perceptuar vetëm si organizëm. Triliona qeliza të grupuara së bashku formojnë indet, që ndërtojnë muskujt dhe organet e trupit. Në bazë të tyre qëndrojnë ADN-ja si elementi bazë i ndërtimit dhe shumimit të qelizave. Po kjo nuk është e gjitha. Mjafton që një mikrogjallesë të futet në organizmin tonë dhe gjjithçka rrezikohet. Kjo ndodh sepse një pjesë e mirë e trupit tonë është në kontakt të vazhdueshëm me ambientin përreth, si lëkura, goja, hunda, dhe veçanërisht aparati tretës, i cili është si nëj “shtëpi” për bakteret, kërpudhat dhe protozoarët, që për nga numri janë rreth qindra herë më tepër se qelizat e trupit. Sapo hyjnë në trupin tonë këto mikrogjallesa kolonizojnë organet e ndryshme, dhe bëhen pjesë e organizmit deri në vdekje. Biologu amerikan David Relman thekson se “Mikrobet janë pjesë e trupit tonë”. Mirëfunksionimi i organizmit varet nga raporti që krijojmë me këto mikrogjallesa. Por njerëzit mendojnë se ato janë të dëmshme për ne, madje disa besojnë se ato janë vdekjeprurëse. Në këtë mënyrë i “vrasin” ato me antibiotikë. Në të vërtetë mungesa e mikrobeve në zorrën e trashë do të shkaktonte diarre.
No comments:
Post a Comment